SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastër: Turizmi ndërkufitar pikë e fortë për sezonin veror

Nga Blerim KORE

Zhvillimi i turizmit ndërkufitar cilësohet si një pikë e fortë për këtë sezon veror në Gjirokastër. Në këtë kuadër Prektura Gjirokastër është duke zbatuar një projekt që promovon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën kufitare me Greqinë.

“Fam and Press Trip” është një aktivitet i dedikuar për operatorët turistikë, agjentët e udhëtimit, organizatat turistike, kompanitë e menaxhimit të destinacioneve, reporterët, gazetarët, blogerët, transmetuesit, prezantuesit e TV dhe tadios dhe influencuesit e mediave sociale, me qëllim prezantimin e teatrove dhe siteve antike të Jugut të Shqipërisë.

Pas një studimi të kryer ky projekt organizohet nga Prefekti i Qarkut Gjirokastër nën siglën e projektit “I-Theas”, pjesë e programit IPA-INTERREG, Shqipëri-Greqi. “Fam&Press Trip”, përfshin ture të organizuara  në fokus të së cilave është promovimi i siteve arkeologjike, teatrove antik, resurseve të turizmit natyror dhe trashëgimisë kulturore në Jug të vendit dhe zonës kufitare me Greqinë. Përgjatë tureve të realizuara pjesëmarrësit  njihen dhe promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.///

error: