SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjithë jugu nuk është në elitë.Është plagë e futbollit shqiptar

Nga Vangjel SAKO

“ Skëndërbeu” i Korçës thuajse e ka prerë biletën për të lënë superioren dhe kalimin në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ishte tulla e fundit nga gjithë jugu në këtë kategori. Tashmë nga Shkumbini e poshtë nuk ka asnjë përfaqësues në superioren e futbollit shqiptar. A thua se gjysma gjeografike e Shqipërisë nuk di të luajë futboll?! Nuk është e vërtetë. Ashtu si në gjithë vendin edhe në qytetet e Jugut luhet futboll madje jo pak dhe jo pa nivel. Ai është sporti që të thith si me magji qysh në vegjëli dhe që thur ëndrrën e gjithsecilit për ti ngjarë Ronaldos, Levandovskit apo Messit.

Duke qenë sport kolektiv ai të jep edhe sadisfaksion shpirtëror teksa kalon kohë me shokë të shumtë. Duke qenë se edhe niveli ekonomik I familjeve shqiptare tashmë është rritur, nuk është problem gjetja e një topi normal dhe të mos ndodh si në kohën tonë kur edhe një top lecke apo nga ato plastiket e Durrësit na bënte bashkë për orë të tëra. Aq sa nënat tona të dashura dhe të dhembshura dilnin dhe na kërkonin kur binte nata se edhe ajo nuk na ndante nga fusha e futbollit. Pa kishte edhe një organizim shembullor vullnetar me shtëpitë e pionierit ku mblidheshin më të mirët dhe më tej akoma edhe me klasat sportive në shkollat e veçanta ku shkonte ajka. Duket ishin këta faktor që bënin që ekipe edhe nga qytete të vogla të shkëlqenin në futbollin shqiptar. Ekipe nga Jugu shqiptar kanë dalë kampionë vendi dhe disa prej tyre edhe kanë qenë në prag të shpalljes kampionë për të mos thënë shembullin e Naftëtarit simpatik që falë nivelit të lojës u quajtën me të drejt prej ikonës së komentimit të futbollit shqiptar profesor Ismet Bellova si Ajaksi shqiptar. Kanë shkëlqyer Flamurtari, Tomorri, Elbasani kampion, Traktori apo Apollonia por edhe Ballshi, Patosi e Shkumbini I Peqinit. Po atëherë çfarë çalon? Ku janë fshehur këta emra gjigandë të futbollit shqiptar? A thua se pas viteve ’90 vetëm në këtë pjesë gjeografike të vendit ka rënë epidemia e mosdashjes së këtij sporti kaq popullor? Absolutisht jo. Pasioni dhe dashuria për sportin më popullor endet përsëri tek fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në këtë pjesë gjeografike dhe këtë e tregojnë funksionimi I shumë ekipe të moshave në të gjithë qytetet por mungon vetëm organizimi dhe më shumë mospërshtatja me metodën kapitaliste të drejtimit të këtij sporti. Kjo sepse ajo ekonomi tregu që zbatohet në çdo qelizë të jetës shqiptare po zbatohet edhe në këtë sport si në çdo sport tjetër.

Tashmë nuk po mbështeten më të mirët dhe më të talentuarit por ai që e ka babanë me X5 apo që ndërton pallate. Talente të vërteta ndodh që nuk kanë mundësinë e pagesës së kuatizacionit për të qenë në ekip dhe ndjen dhimbje që nuk mund të jetë me shokët. Por edhe ata që me sakrificat e prindërve arrijnë ta paguajnë kuatizacionin do të presin në stol derisa ti vijë radha për tu futur në fushë, kur të lodhet djali i bosit. Përpos këtyre unë mendoj se shkaktarët kryesorë të kësaj mungese të madhe të ekipeve të Jugut në sportin elitar shqiptar janë vetë shteti dhe FSHF si organi më I lartë I organizimit të këtij sporti. Përgjegjësia e shtetit në këtë fushë është fakti se ndonëse kanë kaluar 30 vjet nga braktisja e drejtimit të centralizuar të cdo sektori të ekonomisë, ai sportin e ka lënë ende nën drejtimin e institucionit vendor.

Pothuajse të gjitha skuadrat e futbollit të qyteteve Jugore financohen nga bashkitë të cilat fondet që u akordojnë atyre I lëshojnë me pikatore, sa për të mbijetuar dhe jo ti japin mundësi për nivel të lartë. Erdhi përpara gati 5 vjetësh me shumë ëndrra dhe dëshira për një ndryshim rrënjësor të ekipit të qytetit të zëmrës një biznesmen me horizont si Sinan Idrizi për ti ridhënë famën ekipit të Flamurtarit, me nam edhe jashtë vendit kur ndeshej dënjësisht me Barcelonën dhe mundte drenda në Beograd Partizanin e famshëm. Investoj jo pak fillimisht dhe e filloj me një infrastrukturë moderne por rrugës drejt suksesit iu prish ëndrra. Gropat e mëdha fiskale që I kishin lënë ekipit drejtuesit e mëparshëm e detyruan ekipin e qytetit bregdetar që jo të shkonte përpjetë por përkundrazi, teposhtë dhe sot për turpin e atyre që e krijuan këtë situatë ekipi ndodhet në kategorinë e dytë që realisht është kategoria e tretë.

Ka kuota të larta pronësie në ekipin e Apollonisë biznesmeni Koço Kokëdhima për ai më shumë se spordashës është biznesmen dhe duket I mjafton fakti që për çdo sezon fillim kampionati shet nga ekipi talente të futbollit fierak që tashmë njihen nga gjithë vendi dhe pak rëndësi I kushton vazhdimësisë së rezultateve të mira të ekipit që njëherë hyn në superior e njëherë endet në kategorinë e parë. Fajësia e shtetit është se ende nuk ka një ligj të veçantë për sportin ku të përcaktohen qartë detyrat dhe përgjegjësitë ndaj tij por më kryesorja ti hapet rruga privatizimit të ekipeve dhe aseteve infrastrukturore në mbështetje të tyre. Nëse dikush do të më kundërvihej se ligji është I njëjtë si në jug dhe veri dhe në këtë të fundit ka rezultate do ti përgjigjesha me gjuhën e të vërtetës: është e vërtetë por edhe në këtë rast shteti ka qenë më stimulus ndaj tyre.

Shikoni një fakt të vetëm : nga Shkumbini e lartë janë ndërtuar katër stadiume me parametra europian në Elbasan, Tiranë, Shkodër dhe Kukës ndërkohë që në gjithë jugun nuk ke një stadium që të vij era Europë dhe të gjithë ekipet luajnë në stadiumet e ndërtuar në kohën e komunizmit. Në asnjë mënyrë nuk pohojmë se përgjithësia e shtetit është e gjitha por më kryesorja. Ndaj përpjekja e tij për të përmirësuar atë mundësi që ai ka do ti bënte shumë punë edhe zonës së gjithë Jugut për të përmirësuar punën dhe rritur rezultatet. Përgjegjësi jo më pak se shteti në mungesën e rezultateve futbollistike në gjithë Jugun e Shqipërisë ka edhe FSHF si organi më I lartë I organizimit të këtij sporti në vend. Përgjegjësi jo vetëm ekonomike por edhe në mënyrën e organizmit të tij. Ky institucion deklaron shuma të mëdha monetare ardhur nga organi eurpian dhe botëror I futbollit për gjallërimin e këtij sporti por ato shkojnë për kostumet e zyrtarëve të saj dhe paisja me makina milionëshe për drejtuesit e tyre. Edhe ndonjë thërrime që hidhet për ndërtim infrastructure bëhet sa për “syrin e keq” dhe jo për ti dhënë shtyse rezultateve. Për FSH rëndësi ka që të kemi kombëtare me emër pa për të tjerat pret koha ndërkohë që duhet theksuar se kontigjenti I kombëtares plotësohet pikërisht nga filizat që lindin në ato fusha me baltë. FSHF nuk duhet të mjaftohet vetëm me realizimin e disa takimeve zonale që më së shumti janë të rrëmujshme se sa rezultative por me aktivitete të shtrira gjatë gjithë vitit dhe në gjithë vendin.

Drejtuesit kryesorë të saj që marrin rroga disa milionëshe të moss e pinë kafen vetëm tek Taivani pot ë shkojnë edhe në Gjirokastër e Sarandë, në Përmet e Tepelenë apo edhe më afër, në Berat e Kucovë, në Lushnje dhe Ardenicë. Gabimi I përbashkët I shtetit dhe FSHF është edhe fakti që përmes veprimtarisë ligjore të tyre nuk kanë ngjallur interes tek biznesi vendas për të financuar ekipin e qytetit të tij. Janë të shumtë ata që e kanë mundësinë ta bëjnë një gjë të tillë por ose nuk e gjejnë ngrohtësinë kur shfaqin interes ose u mbyllet dera e komunikimit për interesa të ngushta. Na pëlqen apo jo, duam apo nuk duam ne fakti është I tillë: asnjë ekip I futbollit nga qytetet e Jugut shqiptarë nuk është në elitën e futbollit kombëtar. Nuk është thjeshtë një mungesë në listë apo në inventar. Është një plag që dhëmb dhe me mundësi të shumtë shërimi.///

error: