SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjykata e Vlorës vendos arrest me burg për Fredi Belerin

– Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, në Bashkinë Himarë”, Fredi Beleri i cili u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit me akuzën për “Korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi moskompetencën për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje” duke ia kaluar çështjen SPAK-ut.

Avokati mbrojtës i Belerit tha për mediet në përfundim të seancës gjyqësore se ky është një sulm politik dhe i montuar.

“‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë”,  tha avokati.///

error: