Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e Partisë Socialiste për të mos regjistruar në zgjedhje kandidatin e pavarur në Sarandë Gjergji Mërkuri.
Me një vendim unanim të 5-të anëtarët e KAS-it, kanë vendosur se pretendimi i Partisë Socialiste nuk mbron asnjë interes të ligjshëm për kundërshtimin e vendimit të KZAZ për miratimin e kandidatit të pavarur Gjergji Mërkuri.
Mërkuri kishte bërë më parë një kallëzim penal në prokurori ndaj kryetarit të Partisë Socialiste në Sarandë Eleron Gjoni, për pengimin e garimit në zgjedhje. Në kallëzimin e tij Mërkuri kishte paraqitur prova për kërcënime ndaj firmëtarëve që e mbështesin si kandidat i pavarur. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste duke, legjitimuar kandidimin e Mërkurit në zgjedhje.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.