//SARANDE, 13 Mars/Radio Saranda// Gjyqtarja e Sarandës, Nevrie Duka u shkarkua një ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sikurse informon portali investigativ kombetar REPORTER AL;( publikimi i BIRN Albania për lajme, investigime, analiza, video, foto dhe reportazhe);.gjyqtarja u përball me një raport negativ të pasurisë në seancën dëgjimore dhe u shkarkua brenda ditës nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa subjekti këmbënguli në fund të seancës që të merrte përgjigje se pse nuk i ishte njoftuar rezultati i hetimit në dy kriteret e tjera, veç atij të pasurisë.. Por vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs e mbylli seancën duke i thënë Dukës: :” ??̈?? ? ???? ????? ??̈ ???̈ ?????, ?̈????̈ ????̈ ??̈ ??? ??̈????? ??̈ ?????̈”.̈”.
Duka është e treta gjyqtare nga gjykata e faktit në Sarandë e cila largohet nga sistemi i drejtësisë.
Vetëm pak kohë më parë, një tjetër gjyqtare e kësaj gjykate kishte kërkuar dorëheqjen, ende pa kaluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.///R-SR////
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri