Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u bëri apel sot qytetarëve që përdorin rrugën Kardhiq-Delvinë të mos hedhin mbetje. Golemi së bashku me punonjës të bashkisë dhe stafin e Autoritetit Rrugor Shqiptar zhvilluan një aksion për pastrimin e këtij aksi.
“Mirë shumë rruga e re Kardhiq-Delvinë se na ka afruar me detin dhe Sarandën e Gjirokastrën i ka bërë me një ofertë të përbashkët turistike, po plehrat përse duhet t’i hedhim vend e pavend përgjatë këtij aksi. Çfarë kusuri na ka rruga e natyra bashkë?”, theksoi Golemi në një postim në rrjetet sociale.
Golemi u shpreh se “do të rikthehemi prapë po qe nevoja. Por nuk është kjo zgjidhja që duhet”.
“Lutem udhëtarëve dhe kujtdo tjetër që vjen këtu, mos i hidhni plehrat ku të mundni. Mos ia bëni këtë krim natyrës”, tha Golemi. Plani Kombëtar për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë ka për qëllim mbajtjen pastër të mjedisit urban, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pushuesve.///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.