Një organizatë kriminale që grabiste automjete në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga autoritetet në Greqi.Mediat greke shkruajnë se janë zbardhur 8 raste të vjedhjeve dhe se një 42-vjeçar ka rënë në pranga. Gjithashtu kanë identifikuar edhe dy anëtarë të kësaj organizate dhe janë shpallur në kërkim, bëhet fjalë për një 30 vjeçar dhe një 40-vjeçar. Sipas informacioneve dhe hetimeve organizata kriminale e ka nisur aktivitetin të paktën dy vite më parë.
Pas kontrolleve në posedim të të akuzuarve, në shtëpi dhe në parkingje të ndryshme në Petroupol, Haidar dhe Ilion, janë gjetur dhe konfiskuar: 5 makina të vjedhura,1 motoçikletë,motori i vjedhur,targa të vjedhura,3 timon makine,një numër i madh i pjesëve dhe aksesorëve të makinave,54 fishekë brenda një ,antë shpine,shuma prej 260 euro, 4 celularë,etk,.///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët