Dy vellezër që trasportonin klandestinë ranë sot në pranga të policise ne Lukove.
Policia th se u realizua e sukses nje operacioni policor i koduar “Lukova”. Transportonin kundrejt fitimit, 5 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër). Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të punës me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Lukova”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: -Ç. B., 39 vjeç dhe D. B., 43 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Lukovë, Himarë, duke transportuar me automjetin tip “Hyundai”, kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Te njejtat burime bene te ditur se ” Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI