SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gratë dalin nga greva! Takim Rama me naftëtarët! Kryeministri: Do japim një ndihmë financiare

Në takimin e kryeministrit dhe 8 përfaqësuesve të naftëtarëve janë parashtruar ofertat e qeverisë për punonjësit e rafinerisë. Pas takimit Rama deklaroi se do të ndihmojë financiarisht naftëtarët, por nuk do të paguajë shifrën e njëjtë me pagën e tyre.

Ai nuk dha asnjë detaj se për sa kohë do të jetë në dispozicion kjo pagesë pasi këto do t’i bëj të ditura vetëm nëse naftëtarët do të pranojnë ofertat e kryeministrit.

Ndërkohë kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se pagesat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë, por ata u prezantuan vetëm me një ofertë nga ana e qeverisë. Ai tha se do të bisedojë me naftëtarët e tjerë për të vendosur duke thënë se do të jetë totalisht në dorën e tyre.

Kësisoj 44 ditë grevë urie të burrave dhe grave naftëtare përmbyllen me shpresën për zgjidhje përfundimtare, të marrjes të pagave të prapambetura për 19 muaj që i kanë fituar me gjyq dhe rifillimin e punës në Uzinën e Rafinerisë së naftës në Ballsh.

Teksa grevistët dolën nga ambientet e grevës, gratë e kanë quajtur reagimin e Ramës një dritë jeshile, ndërsa theksojnë se shpresojnë që të mos dalin të zhgënjyera. Nga ana tjetër kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj e ka përshëndetur vendimin e grave por i prerë ka thënë se naftëtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe, por për plotësimin e dy kërkesave.(Shqiptarja.com)

error: