-Ne, si shtet i koordinuar, duhet të hetojmë shkaqet, të caktojmë përgjegjësinë e duhur, por edhe të sigurohemi që asgjë të mos mbetet pa përgjigje, deklaroi ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një intervistë për gazetën greke “Parapolitika”.
Dendias i referohej përplasjes tragjike të një treni pasagjerësh me një tren mallrash që ndodhi të martën pranë zonës së Tempit dhe që deri tani ka marrë jetën e 57 personave, incident të cilin Dendias e përcaktoi si “një tragjedi që shkakton trishtim të patreguar”.
”Ne, si sistem politik në tërësinë e tij, duhet të merremi me sigurinë dhe zhvillimin e hekurudhave në Greqi dhe atë që duhet fajësuar me kalimin e kohës, për sa i përket pamjaftueshmërisë hekurudhore si mjet transporti në krahasim me vendet e tjera të Evropës”, theksoi ai.
“Nuk duhet të na shpëtojë fakti që hekurudha është një mjet transporti qartësisht më ekologjik, me një gjurmë më të vogël mjedisore”, shtoi Dendias.
Ndërkohë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar falje familjeve të viktimave të përplasjes së trenit që la të vdekur 57 dhe ndezi zemërim të jashtëzakonshëm në Greqi.
“Si kryeministër, u detyrohem të gjithëve, por veçanërisht të afërmve të viktimave, të kërkoj falje”, shkruan ai në një mesazh drejtuar grekëve dhe postuar në llogarinë e tij në Facebook.
“Në Greqinë e vitit 2023, nuk është e mundur që dy trena të udhëtojnë në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe të mos vihen re nga askush”, theksoi ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri