Një kontejner i mbushur me kokainë është kapur në portin e Pireut në Greqi, i tejmbushur me kokainë. 30 pako kokainë, me peshë 35 kg ishin nisur nga Ekuadori për në Pire por janë pikasur nga autoritetet doganore me ndihmën e DEA-s Amerikane.
Sipas mediave greke, pasi morën informacioni lidhur me sasinë që ishtenisur, autoritetet kryen inspektime 20-ditore në Portin e Pireut në më shumë se 150 kontejnerë. Për të gjetur konteinerin, në murin e të cilës ishin fshehur pakot e kokainës.
Kontejneri, i cili supozohej të ishte i mbushur me “artikuj ushqimorë”, ishte ngarkuar në një anije, e cila ishte nisur më 15 nëntor nga Porti i Guayaquil në Ekuador dhe mbërriti në Portin e Pireut më 7 dhjetor.
Ndërkohë që nuk dihet nëse Greqia ka qënë destinacioni i vetëm i konterinerit. Autoritetet po hetojnë lidhur me kapjen për të gjetur porositësin dhe dërguesin e sasisë së kokainës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI