SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – Mitsotakis bën ndryshime funksionale në qeveri

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas njoftoi sot një numër të vogël ndryshimesh në përbërjen e qeverisë, të përshkruar si përmirësime funksionale, kryesisht në nivelin e zëvendësministrave.

“Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, është duke përfunduar formimin e qeverisë, e cila mbetet e pandryshuar për sa i përket numrit të saj dhe udhëzimeve të politikës së saj të reformës”, tha Petsas duke theksuar se ndryshimet kanë të bëjnë me sektorët e financave, zhvillimit, punës, shëndetësisë dhe mjedisit.

Petsas tha se ndryshimet synojnë një menaxhim efektiv të fondeve të rritura të komunitetit, një mbështetje të punës dhe sistemit të sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjen  në mënyrë efektive të mjedisit.

“Përballë sfidave të kohës, një formacion tashmë i suksesshëm i qeverisë po kalon përmirësime funksionale të vendosura nga kryeministri, në mënyrë që të përmbushë pritjet e qytetarëve”, shtoi ai.

Petsas tha se anëtarët e rinj të qeverisë do të betohen nesër, në rezidencën presidenciale///

error: