SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

GREQI – Mitsotakis: Kthimi i Mermerëve të Partenonit, një çështje parimore dhe politike

– Spektri i plotë i marrëdhënieve Greqi-Mbretëri e Bashkuar dhe mënyrat për t’i thelluar më tej ato ishin në fokus të diskutimit midis kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministrit britanik Boris Johnson të martën, në 10 Downing Street në Londër, sipas burimeve të qeverisë greke.

Kryeministri grek përgëzoi Johnson për praninë e tij efektive në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 të mbajtur në Glasgou dhe për përpjekjet e tij drejt një rezultati, në një çështje që është sa vendimtare po aq edhe komplekse.

Mitsotakis përsëriti kërkesën e vazhdueshme për kthimin e Mermerëve të Partenonit, duke vënë në dukje se ka ardhur koha për të përmbushur kërkesën e drejtë të Greqisë dhe restaurimin e monumentit në tërësinë e tij në Muzeun e Akropolit.

Duke folur për këtë çështje para gazetarëve grekë në Londër pas takimit të tij me Johnson, Mitsotakis tha se, “kërkesa jonë nuk përcjell një zemërim. Ne do të insistojmë, në mënyrë sistematike, të ndërtojmë themelet e nevojshme brenda opinionit publik britanik për nevojën e ribashkimit të Mermerëve të Partenonit me skulpturat e Muzeut të Akropolit. Kjo është një çështje e rëndësishme, e cila lidhet me marrëdhëniet tona dypalëshe”, nënvizoi ai.

“Kjo nuk është një çështje juridike në vetvete, mbi të gjitha, kjo është një çështje parimore dhe politike. Ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të përmbushur  objektivin tonë”, shtoi ai./ATSH-ANA////

error: