– Reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë Athinën kanë detyruar sot autoritetet shëndetësore greke të pezullojnë programin e vaksinimit në kryeqytet, sipas CNN.
“Për shkak të kushteve të këqija meteorologjike, të gjitha vaksinimet e parashikuaea për sotdo të shtyhen në të gjitha qendrat e vaksinimit të Athinës”, theksoi Ministria greke e Shëndetësisë.
“Qytetarët që kishin programuar vaksinimin e tyre për sot do të informohen për shtyrjen e takimit të tyre”, shtoi ministria.
Është këshilluar për rezidentët të mënjanojnë lëvizjet e panevojshme për shkak të motit ekstrem që ka përfshirë vendin ballkanik/ATSH-ANA///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.