Policia greke po merr masa të jashtëzakonshme sigurie përpara dhe gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, sipas medias greke, grtimes. Për sa i përket masave të sigurisë për kryeministrin Rama, duket se do të jenë në dispozicion të paktën 1 000 policë nga MAT, EKAM, OPKE, DIAS, por edhe atë të Sigurisë dhe Trafikut, me numrin e tyre në rritje apo ulje sipas nevojave.
”Fillimisht do të krijohet një rrugë pa pengesa, siç raportohet nga burimet e Policisë Greke (ELAS), nga aeroporti në Galatsi, ndërkohë që do të ketë edhe vëzhgim tokësor e ajror”, shkruan grtimes. ”Sot, ambienti i brendshëm i Galatsit do të kontrollohet nga qen të trajnuar dhe pajisje speciale për zbulimin e mjeteve shpërthyese, si dhe do të mbyllet, monitorohet dhe do të ketë akses të kontrolluar”, shton grtimes.
”Dronë dhe helikopterë do të monitorojnë vazhdimisht zonën, ndërsa snajperët nga EKAM do të jenë në pika të përzgjedhura”, thekson ajo. Në të njëjtën kohë, rrjeti i informacionit do të forcohet nga shërbimi antiterror, ndërsa do të ketë edhe monitorim në rrjetet sociale. ”Nëse në fund ekziston mundësia që kryeministri i Shqipërisë të qëndrojë gjatë natës në vendin tonë, rrugët dhe plani i sigurisë mund të ndryshojnë”, thotë ELAS./(Nga Arian JORGAQI).///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.