SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Greqia i dërgon një avion Shqipërisë për të shuar zjarrin

Greqia i ka ardhur në ndihmë Shqipërisë për vatrën e madhe të zjarrit në Pishë Poro të Fierit, duke dërguar një avion Canadair.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Greqia i është përgjigjur r kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.

Peleshi ka falenderuar shtetin fqinjt, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Zona e pyllit të Pishporos në Fier dhe Darëzezë ka gjashtë ditë nën pushtimin e flakëve me zjarrëfikësit dhe helikopterin e Forcave të Armatosura që luftojnë për të shuar flakët. Mësohet se era ka favorizuar zjarrin duke e përhapur në zona të gjera, duke vënë në rrezik banesat dhe bizneset përreth.///

error: