SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Greqia lehteson masat për fundvit! Do të hapen kishat, libraritë dhe dyqanet

Greqia do të ndërmarrë disa masa lehtësuese përgjatë periudhës së Krishtlindjeve, deri në datën 7 janar.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke ai që i ka bërë me dijeni masat në fjalë, teksa ndodhej në një konferencë më ministrin e Zhvillimit. Kështu nga e hëna do të hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve.

Ndërkohë ditën e Krishtlindjeve do të hapen kishat dhe ditën e Ujit të Bekuar, pra më 6 janar,  kishat e vogla dhe 25 mitropolite.

Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22:00 – 5:00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.///

error: