Greqia gradualisht do të heqë të gjitha kufizimet për Italinë nga e hëna e ardhshme, pasi ministri Di Maio më njoftoi për të dhënat në gadishull, që ishin përmirësuar qartazi, deklaroi ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një konference për shtyp në Athinë me homologun italian Luigi Di Maio, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare.
”Shpreh ngushëllimet e popullit grek për miqtë tanë italianë, për viktimat e koronavirusit’’, theksoi Dendias.
“Jam i lumtur që homologu im Dendias më siguroi se Greqia do të hapet drejt Italisë duke eliminuar çdo lloj bllokade dhe detyrimin e karantinës për italianët”, deklaroi Di Maio.
“E ardhmja e BE-së ndodhet në planin ambicioz për rigjallërimin e ekonomisë europiane. Italia dhe Greqia kanë punuar së bashku për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm”, shtoi Di Maio.
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri