SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gruaja 100 vjeç bëhet anëtare e PS, Rama i dorëzon kartën 

Në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar personalisht kartën e re të antarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç. Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda e kryeministrit në shtëpinë e të moshuarës në Lushnjë:

Rama: – Ku e kemi atë socialisten numër 1? Të kam sjellë lule, u bëre 100 vjeç më 7 mars. Edhe 100 partisë tonë! -Si je?
E moshuara: -Shtyhem
Rama: -Po të shtyheshin si ti kta të rinjtë, do bënin më shumë. Të kam sjellë edhe kartën e anëtarësisë dhe je numri 001, je e para.
E moshuara: -Faleminderit, të keni gjithmonë ndere kudo të jeni!
Rama: -E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ja jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së.

Gjithashtu, kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë edhe një nxënësje e cila mbushi 16 vjeç, duke u bërë anëtarja më e re në moshë e PS-së.///

error: