SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hileja. Do kalonin kufirin me test të COVID-19 të falsifikuar, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen 2 italianë

Shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë ,  arrestuan në flagrancë 1 shtetas dhe proceduan penalisht 2 të tjerë.

Sipas policisë u arrestua A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Dy shtetasit italianë, të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test COVID-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë te falsifikuar.Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: