Një 39-vjeçar, pasi pas një konflikti të çastit, ka goditur kunatin dhe më pas i ka dëmtuar mjetin. Por eshte arestuar nga policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri