SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë. Tavo thirrje qytetarëve: Çadrat janë publike, jo pronë private

 Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo bëri të ditur se po përballen me një problem në rritje, për zaptimin e çadrave publike nga qytetarët.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Tavo thekson se pushuesit nuk mund të privatizojnë çadrën, teksa e cilësoi situatën si ta paprecedentë.

“Zgjeruam plazhet publike këtë vit. Për të rritur cilësinë e shërbimit, vendosëm edhe shumë çadra me logon e bashkisë, për të qenë të qartë, se ato mund të përdoren nga kushdo. Shërbim më i mirë, por edhe një mjedis më estetik.

“Por përballemi me një problem në rritje! Pushuesit kërkojnë të kenë çadrat e tyre të sigurta. Kërkojnë të kenë të njëjtën çadër për të gjitha ditët e qëndrimit në plazh. Dhe për këtë gjejnë çdo mënyrë për ta “privatizuar” çadrën”, shkruan Tavo.

Tavo nënvizoi se pasi pushuesit “mbarojnë plazhin, lënë të lidhur në çadra peshqirë, rroba, çanta, qese e sende të tjera. Por jo vetëm kaq. Ata që nuk kanë shumë besim te rrobat, i lidhin shezlongët me çadrën me zinxhirë dhe i kyçin Njësoj siç lidhin biçikletat nëpër pemë”.

“Veprime të paprecedenta këto, të pahasura më parë”, thekson Tavo.

Tavo iu bën thirrje qytetarëve se “çadrat e vendosura nga bashkia janë publike, janë për t’u përdorur nga gjithkush që ka nevojë!”.

“Hapësira publike është e lirë – gjithkush mund të vendosë karrigen apo edhe çadrën e tij”, tha Tavo.

Tavo nënvizoi se po punojmë “për të liruar: plazhet e zëna pa leje, trotuaret dhe hapësirat e tjera publike të zëna pa leje, por nuk do të tolerojmë as “çadrat e zëna””.(Marseda QEFALIA).///

Çadra të "zaptuara"

error: