SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë. Turisti çek humb jetën gjatë hedhjes me parashutë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë, ku ka humbur jetën një turist çek.

Burime nga policia, bënë të ditur se ngjarja ku humbi jetën 70-vjeçari me inicialet P. S., ka ndodhur rreth orës 15:00 në vendin e quajtur ‘Përroi i Palasës’.

Informacioni paraprak i Policisë:

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./sarandaNews.al///

error: