SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HIMARE/ Vdekja e mistershme e berberit, dyshimet e para të Policisë

Një 43-vjeçar, shtetasi Bujar Çela, është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së djeshme në Himarë, aty ku punonte si berber.

Ai është gjetur i pajetë brenda berberhanes së tij, ndërsa policisë i është dashur të thyejë xhamat për të hyrë brenda saj. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale

Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43-vjeçari ka harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa ka dyshime për vdekjen e 43-vjeçarit, pasi ai është gjetur në tualet.

Familja e Bujar Çelës jeton në Librazhd, ndërsa ai punonte dhe jetonte i vetëm në Himarë.///

error: