SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Hiqen biletat e transportin ndërqytetas, prerja e tyre do të bëhet përmes…

Biletat fizike në transportin ndërqytetas do të hiqen dhe ato do të zëvendësohen me bileta elektronike. Lajmin e bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar ditën e sotme, ku u miratua edhe vendimi.

Ndërkohë mësohet se prerja e biletave do të bëhet përmes sistemeve elektronike të fiskalizuara.

“Ky pr/ligj sjell disa risi, hiqen biletat në format të parashtypura në transportin ndërqytetës. Prerja e biletave do të bëhet përmes sistemit elektronik e-transport të fiskalizuara. Prerja e biletave bëhet  nga agjencitë në mjete, autobus apo kudo tjetër.

Ndërkohë platforma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjes së biletave. Shtohet elementët e faturës së fiskalizuar. Biletat në format letër do të gjenerohen nga platforma elektronike”, u shpreh ministrja Balluku./ //

error: