SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HOMAZH. LAMTUMIRË, VANGJEL XHANI!

Një lajm trishtues u shënua sot në Sarandë me ndarjen nga jeta të njeriut të thjeshtë dhe intelektualit të shquar , Vangjel XHANI.

Jeta e tij si njeri dhe profesionist i spikatur dhe me vlera humane, ka brenda vite të tëra si mësues, përkthyes ne ATSH, pionier i udhërrëfimit të mijëra turistëve të huaj në Sarandë, jugun e vendit e më gjerë.

Por figura e shquar e Vangjel XHANI veç përkushtimit për të promovuar cdo dukuri pozitive e traditë të vendit tonë , do të mbetet edhe modeli i qytetarisë dhe njeriut erudit në shpirtin dhe komunikimin e të cilit shndërrinte si një gur diamanti., modestia dhe kultura e gjerë, shprehje, e mëkimit prej një vatër familjare humane e patriotike.

Si pjesë e komunitetit sarandiot dhe një brezi intelektualësh që adhuronte e promovonte vlerat lokale e kombëtare; si njeri i thjeshtë me nervin qytetar, Vangjel Xhani do të na mungojë të gjithëve, me përkushtimin dhe buzëqeshjen e tij të paqtë.

Për vlerat e tij të gjithanshme, e të spikatura, për fisnikërinë dhe qytetarinë e tij të përkorë., Vangjel XHNI ishte meritueshëm dhe mbetet një Ambasador i Paqes në Sarandë e më tej.

Te gjithe ata qe paten fatin ta njohin nga afer Vangjelin, moren prej tij miresine e respektin, fjalen e urte e keshilltarin e mire.

Me ndarjen nga jeta të Vangjel XHANIT, qytetit tonë i iku një një copë mirësie dhe drite shpirtërore,

Qofsh i Parajsës, Vangjel Xhani, Miku ynë me zemër të madhe dhe shpirt, të gjerë e të bukur!

LAMTUMIRË!…/Stafi i SARANDANEWS.,AL ///

error: