SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

HOMAZH. Ndahet nga jeta Harillaq Vjeri

Pas një sëmundje të gjatë është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, Harillaq Vjeri, ish-drejtor i Peshkimit Sarandë,

Harillaq (Llaqi) Vjeri, ishte specialisti më i vjetër i peshkimit në rajonin e Sarandës. Vjeri, i njohur për investimet e tij në fushën e peshkimit, peshkut dhe midhjes, la një trashëgimi të rëndësishme në këtë sektor.

Pas përfundimit të studimeve të larta, ai punoi me përkushtim deri në ditën e daljes në pension, duke drejtuar Ndermarrjen e Peshkimit Sarandë dhe duke gëzuar respektin e peshkatarëve dhe kolegëve të tij. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot në orën 16:00.

Stafi i sarandaNews.al i shpreh ngushellime familjes Vjeri për humbjen e njeriut të dashur.//sarandaNews.al///

error: