SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Homazh. Ndarja nga jeta e Fadil Canaj, Balla: MB dhe Policia e Shtetit do ta kujtojnë gjithmonë me respekt

 Ministri i Brendshëm, Taulant Balla shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.

Balla u shpreh se, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do ta kujtojnë gjithmonë me respekt rolin dhe kontributin e tij në ringritjen e policisë shqiptare për vendosjen e forcës së ligjit në kohë shumë të vështira.

Fadil Canaj, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Në 40 vjet karriere ne Policinë e shtetit, Fadil Canaj ka mbajtur poste të ndryshime si Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm, zv. ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.///

error: