Autoritetet në Dhërmi kanë identifikuar një hotel, që derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth. Sipas policisë, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, në gjendje të lirë, për administratoren e hotelit, 46-vjeçaren me iniciale E. M., 46 vjeçe. Ajo do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Ndërkohë, nga ana e Task-Forcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.