Dy turistë francezë të cilët kishin humbur orientimin në Parkun Kombëtar të Llogorasë janë shpëtuar nga policia e Himarës.
Siç njofton policia “dy turistë francezë, duke eksploruar Parkun Kombëtar të Llogorasë, hasën vështirësi në terrenin e pyllëzuar dhe humbën orientimin, duke kërkuar ndihmë nga shërbimet e Policisë”.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.
Policia e Shtetit njofton se mbetet e përkushtuar për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar ndërhyrje të shpejta në raste emergjente. (Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.