Një 35- vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë.
Njoftimi i policisë:- Sarandë. Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K. H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K. H.. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe, për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.
Policia ne njoftimin zyrtar deklaroi me tej se “Policia e Sarandës vijon përkushtimin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rrugore, duke goditur çdo tentativë për shkelje apo korrupsion. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI