SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Humbet jeten nga Covid-19 mjeku i njohur Ilirjan Draçi

Ka humbur betejën me Covid-19 mjeku i njohur i Sarandes ne Tirane, Ilirjan Draçi, drejtor i poliklinikës së specialiteteve nr.1 në Tiranë .

Lajmi eshte bere i ditur per publikun nga Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu. Lidhur me kete ngjarje te rende Manastirliu shkruan:

“Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1. Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.

U prehsh në paqe dr. Draçi? Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë! – shkruan Ministrja e Shëndetësisë.

Mjeku i njohur Ilirjan Draçi per shume vite punoi edhe ne spitalin e Sarandes duke iu sherbyer me perkushtim qindra banoreve nga rajoni Sarande-Delvine-Konispol e Minoritet. ///

error: