Zani (Myrtez) Çaushi, ish kreu i bandës së ‘Çoles’ në vitin e mbrapsht 1997 në Vlorë nuk dorëzohet së kërkuari lirinë. Pas refuzimit të kërkesës së parë, Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për u liruar nga burgu në Gjykatën e Korçës.
Ai ka kërkuar liri me kusht ndërkohë që seanca pritet të zhvillohet më 19 korrik 2022. Çaushi argumenton në kërkesën e tij se është rehabilituar, argumentim të cilin gjykata ia refuzoi një vit më parë.
Në vendimin e dates 9 prill 2021, Gjykata tha se ai nuk është rehabilituar ende dhe paraqet rrezik për shoqërinë nëse lirohet.
I forti i ’97 qëndron prej vitesh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ndërsa nga drejtësia shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit