SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I riu nga Konispoli kapet me 17 kg kokainë pranë aeroportit të Athinës!

Një 28-vjecar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.  Policia e vendit fqinj identifikoi fillimisht 30-vjecarin Josif Samha, me precedentë penalë për vepra të ngjashme, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në 2 valixhet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos” në Greqi, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë.

30-vjecari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim. Me urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga. Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i Pajtim Kaleshit, 3 celularë dhe 590 euro. Droga sipas mediave greke, është marrë në Brazil. Shtetasi grek Iosif Samha ka shkuar disa ditë më parë në Brazil, ku ka marrë lëndën narkotike dhe ka udhëtuar nga Brazili në Athinë, duke pasur tranzit Katarin. Shtetasi shqiptar nga Konispoli, Kaleshi do kryente shitjen e drogës në Athinë.///

error: