SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I riu shqiptar arratiset nga komisariati i policisë në Athinës, por ‘aventura’ zgjat pak…

Një i ri shqiptar alarmoi autoritetet greke këtë hënë në Athinë, kur u arratis nga komisariati i policisë. 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte shoqëruar në ambientet e policisë së Akropolit për vjedhje, kur u arratis në rrethana momentalisht të paqarta.

Megjithatë, arratia zgjati pak dhe i riu shqiptar u kap pak kohë më pas.

Mediat greke shkruajnë se ai ishte arrestuar për vjedhjen e një motori, ndërsa mësohet se ka precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.

Pas kësaj që ndodhi këtë të hënë, 18-vjeçari do të duhet të përballet me dy akuza, atë të vjedhjes dhe arratisjes. Në paraburgim mësohet se ndodhet edhe e dashura e tij.///

error: