Një ngjarje e rëndë është raportuar në Elbasan, ku një përson me probleme të shëndetit mendor i ka vënë zjarrin apartamentit të tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “Spaikorre”.
Burime zyrtare bënë me dije se flakët dhe tymi i dendur që kishin pushtuar apartamentin ishin përhapur edhe jashtë tij dhe fqinjët e alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Këto të fundit kanë mbërritur pas pak minutash në vendin e ngjarjes dhe në kohë rekord kanë arritur të shuajnë flakët.
Nga hetimi paraprak është zbuluar se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga personi që jetonte në këtë apartament i identifikuar si shtetasi me inicialet B.H. Ai rezulton të jetë person me probleme të rënda të shëndetit mendor dhe trajtohet me medikamente si i tillë prej vitesh. Fatmirësisht ai ka pësuar dëmtime të vogla nga flakët e zjarrit të shkaktuar nga ai vetë. Ndërkaq orenditë e apartamentit si pasojë e zjarrit janë shkrumbuar plotësisht.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit