SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Imazhet e dhunës së Berishës në të gjithë botën”.Ina Zhupa: Pas shpalljes ‘non grata’ ai kërkon të marrë selinë me dhunë

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot me denoncimet për dhunë në selinë blu në 8 janar, kur edhe u zhvillua protesta e thirrur nga Sali Berisha.

Zëdhënësja e PD-së dhe deputetja e Sarandes , Ina Zhupa i referohet mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar se pas shpalljes non grata, Berisha kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike. Ajo shkruan se 8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

“8 janari ishte një ditë e zymtë për çdo shqiptar kudo ku jeton, brenda apo jashtë vendi. Imazhet e dhunës dhe thirrjet për derdhje gjaku demokratësh pushtuan mediat kryesore. Jo vetëm shqiptarët por e gjithë bota e mori vesh se si  Sali Berisha pas shpalljes non grata kerkoi të marrë me dhunë”, shkruan Ina Zhupa.

Me pare PD publikoi pamjet e dhunës gjate protestes se 8 janarit te organizuar nga Sali Berisha.PD ka nxjerrë edhe deklaratat kontradiktore që dhanë një ditë më parë pas daljës nga Prokuroria deputeti Flamur Noka dhe ish kryeministri Sali Berisha. PD thekson se Berisha dhe Noka mashtrojnë hapur kur thonë që nuk është përdorur dhunë në protestën e 8 janarit.///

error: