SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Imuniteti i Ballukut, PD protestë para Kuvendit

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës para godinës së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërkohë që Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit, duke rrethuar me gardh metalik zonën përreth Parlamentit.

Policia e Tiranës njofton se për shkak të protestës do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në zonën pranë Parlamentit.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste janë paraqitur në Kuvend rreth orës 09:00, ku siç bëhet e ditur në medie pritet të zhvillojnë mbledhjen e grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës plenare.

Nga ora 06:00 e ditës së sotme deri në përfundim të tubimit Policia ka kufizuar lëvizjen në rrugën “George W. Bush”, ndërkohë që në varësi të zhvillimit të protestës mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim për kufizimet në qarkullim dhe të distancohen në rast se përballen me veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.(Maela MARINI)///

error: