SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ina Zhupa: Shkrirja e gjykatave në Jug, Qeveria të tërhiqet

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për shkrirjen e gjykatave në Jug, ku thekson se ky është një akt i dëmshëm për banorët e këtyre zonave dhe një akt i papërgjegjshëm i qeverisë nga i cili duhet të tërhiqet.

“Qeveria parashikon të mbyll Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër që mbulojnë me juridiksion ankesat e qytetarëve dhe subjekteve të Sarandës, Ksamilit, Konispolit, Finiqit, Delvinës, zona që përfaqësoj si deputete”, shprehet Zhupa.

Ajo thekson se, “qytetarët do kenë pamundësinë për të shkuar në gjykatë për shkak të largësisë, gjendjes ekonomike, rrugëve të amortizuara. Shumë qytetarë do të vuajnë rritjen e kostove, humbjen e kohës duke i cënuar kështu në të drejtën që pretendojnë se mund ta zgjidhin në këto gjykata”.

“Nëse Gjykata e Sarandës do të shkrihet dhe do të bashkohet me atë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, konstatohet se vetëm largësia për të shkuar qytetaret e këtyre zonave në Gjykatën Gjirokastër, duhet të udhëtojnë rreth 80 – 90 apo 130 km rrugë duke llogaritur fshatrat e largët të ish-Rrethit Sarandë. Nëse Gjykata e Apelit Gjirokastër shkrihet dhe bashkohet me atë të Vlorës ose dërgimi në Fier, aksesi për të shkuar pranë Gjykatës nga qytetarët e Bashkisë Sarandë , Delvinë , Finiq, Konispol shkon rreth 150 – 180 kilometra pa llogaritur kthimin”, tha ajo.

Zhupa shtoi se, “imagjinoni kostot financiare dhe kohore për qytetarët. Por gjithashtu edhe shpenzimet e transportit dhe sigurisë dhe angazhimin e stafit të drejtorisë së burgjeve për dërgimin për gjyqe të burgosurit për cilëndo vepër penale në Gjirokastër apo me keq në Fier ose në Vlorë”.

Zhupa tha se, “fakt është që për shkak që këto zona janë bregdetare dhe vuajnë një problem madhor në vite të pronësisë ne marrëdhënie me zyrat e Kadastrës etj, ku dhe mbi 18.000 dosje të Agjencisë së Trajtimit të Pronave ja kanë kaluar për kompetencë Gjykatave te Shkalles së Parë, bëjnë që interesi i qytetarëve të këtyre zonave është shumë i lartë.

“Ligji ka përcaktuar se gjykata më e vogël mund funksionoj me trupë prej 7 gjyqtarësh. I bëj thirrje Institucioneve të Drejtësisë që në rekomandimet e tyre të pengojnë mbylljen e Gjykatës së Sarandës, të shtojnë numrin përkatës të gjyqtarëve, gjithashtu Gjykatën e Apelit Gjirokastër si institucion i një rëndësie të veçantë i rajonit te jugut te ekzistoj bashkë me prokuroritë pranë këtyre gjykatave”, përfundoi Zhupa.///

error: