SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Indeksim dhe bonus për pensionistët në shtator

 Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku deklaroi sot se pensionet do të indeksohen në muajin shtator.

Ndërsa, shtoi ajo, do të marrin edhe bonusin e dytë nga fondi i siguruar nga taksa e jashtëzakonshme nga prodhuesit e energjisë.

Deklarata e Ballukut u bë gjatë një takimi me pensionistët në Dibër.

Nga rritja e pensioneve dhe bonusi përfitojnë mbi 650 mijë pensionistë që do përfitojnë bonusin në fjalë.

“Kemi bërë një program sa i takon rritjes së pagave, e cila do arrijë në 900 euro në këto vite, duke nisur më profesionet me esenciale dhe për të vazhduar pastaj me gjithë administratën. Pa lënë dhe pensionistët mënjanë. Ne vitin e kaluar kemi indeksuar pensionin me 9.5%. Do ketë një indeksim të ri të pensioneve në fund të shtatorit të këtij viti në bazë të inflacionit”, tha ajo.

Sipas Ballukut, të ardhurat prej 4.1 miliardë që janë mbledhur nga taksa e jashtëzakonshëm e energjisë, janë vendosur që të shpërndahen tek pensionistët me bonus prej 5 mijë lekë shtesë.

“Do merrni dhe këstin e dytë, që ka të njëjtën vlerë me atë të muajit prill dhe më pas në shtator, përveç indeksimit, do të merrni edhe bonusin e dytë që vjen nga pjesa e dytë e taksimit të jashtëzakonshëm. Është në politikën tonë që ne do të kujdesemi për pensionistët”, tha Balluku.///

error: