SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Indeksimi i pensioneve 2.6 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se “buxheti 2022 synon të rrisë mbështetjen për të gjithë ata që kanë më shumë nevojë”.

“Një tjetër prioritet është Mbrojtja Sociale për çdo individ në nevojë, duke ofruar fonde sa 9.9% e PBB-së”, tha Ibrahimaj, teksa detajojë disa zëra të këtij që do të financohen në këtë buxhet.

Sipas saj, buxheti 2022 ofron një mbështetje të veçantë për të gjitha shtresat në nevoje. Në një zë të veçantë të skemës së sigurimeve sociale, në buxhet parashikohet indeksimi i pensioneve (prej 2.6 miliardë lekë) dhe bonusi i fundvitit për pensionistët (3.5 miliardë lekë).

Gjithashtu buxheti i vitit 2022 parashikon shpenzimet për pagesën e papunësisë me 900 milionë lekë dhe për ish-të përndjekurit me një fond prej 1 miliard lekë.

Ibrahimaj tha se,”për Drejtësinë dhe Rendin, buxheti i 2022 do të ketë fokus jetesën e sigurt, drejtësi dhe barazi ligjore. “Drejtësia dhe rendi do të zënë 1.9% të buxhetit të PBB”, u shpreh Ibrahimaj ./E.Xhajanka-atsh///

error: