SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info PLUS. 109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës, një faqe e artë e historisë sonë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka përkujtuar sot 109-vjetorin e shpalljes së Republikës Autonome të Korçës, një nga ngjarjet më domethënëse të historisë shqiptare gjatë viteve të trazuara të Luftës së Parë Botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se më 10 dhjetor 1916, patriotët korçarë morën një vendim që ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit, duke udhëhequr me guxim dhe mençuri përpjekjet për të ndalur pushtuesit dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Shqipërisë në një kohë kur vendi rrezikohej nga synimet aneksuese të fqinjëve.

“Sot nderojmë atë brez që dha një shembull heroizmi dhe mësimin e madh se besnikëria ndaj atdheut nuk ka çmim”, u shpreh Peleshi.

Ai shtoi se sa më shumë vite kalojnë, aq më qartë kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje, e cila kontribuoi për unitetin, tokën dhe dinjitetin kombëtar.

Sipas tij, Korça dhe bijtë e saj të atyre ditëve “shkruan një faqe të artë të Shqipërisë”, duke lënë një trashëgimi që vijon të frymëzojë brezat e sotëm.(Gjergji MIMA).///

error: