SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info PLUS. GJumi nuk është luks, është çelësi i shëndetit tuaj!

Nga Prof.Ethem RUKA

1. Cikli 24-orësh dhe pesha e tij për shëndetin mendor

Cikli natë-ditë i trupit tonë, i quajtur cikli cirkadian, zgjat rreth 24 orë, por për disa njerëz mund të jetë pak më i gjatë ose më i shkurtër. Kur ky ritëm nuk respektohet, për shembull nga ndryshimet e orës apo puna në turne, trupi dhe mendja mund të preken, duke shkaktuar lodhje, ankth apo probleme të tjera shëndetësore. Prandaj, është e rëndësishme të respektojmë ciklin tonë natyror!

2. Një e treta e jetës kalon në gjumë, të paktën nëse flemë sa duhet!

Gjumi 7-9 orë çdo natë nuk është luks, por nevojë themelore. Gjatë gjumit, trupi rigjenerohet dhe sistemi imunitar forcohet. Një të tretën e jetës tonë e kalojmë në gjumë! Megjithatë, shumë gjëra për gjumin mbeten mister, si pse ëndërrojmë me ngjyra ose si ndryshimi i orës verore ndikon në ritmin tonë biologjik. Gjumi është më shumë se pushim, është çelësi i shëndetit tonë!

3. Sa kohë duhet për të fjetur?

Koha normale për të rënë në gjumë është 10 deri në 20 minuta pas shtrirjes. Nëse ju zë gjumi për më pak se 5 minuta, kjo mund të jetë shenjë e privimit nga gjumi. Ndërsa nëse rregullisht ju duhen mbi 20 minuta, trupi juaj mund të ketë vështirësi në relaksim. Higjiena e mirë e gjumit ndihmon shumë: shmangni ekranet, ruani një orar të qëndrueshëm dhe krijoni një ambient të qetë. Gjumi cilësor nuk është luks, është nevojë jetike!

4. Njeriu që qendroi më gjatë pa gjumë

Rekordi i qëndrimit më të gjatë pa gjumë mbahet nga Randy Gardner, një nxënës që në vitin 1964 qëndroi zgjuar për 11 ditë dhe 25 minuta. Ai e bëri këtë për një projekt shkencor dhe arriti të qëndrojë pa fjetur plot 264 orë. Ky rekord është më i dokumentuari dhe më i besueshmi në botë. Kur e pyetën nëse do ta përsëriste, ai tha: “Kurrë më!”

5. Si ndikon gjumi drekës në energjitë tuaja?

Gjumi pas drekës është i zakonshëm dhe ndodh për shkak të ritmit natyror të trupit që ul vigjilencën në mesditë. Një gjumë i shkurtër 10-30 minutësh mund të përmirësojë fokusin, humorin dhe energjinë, pa shkaktuar lodhje pas zgjimit. Megjithatë, gjumi më i gjatë mund të bëjë që të ndiheni të trullosur.

6. 4-6 ëndrra në natë: pse janë kaq të rëndësishme?

Njerëzit ëndërrojnë zakonisht 4 deri në 6 herë gjatë natës, kryesisht në fazën REM (faza e lëvizjes së shpejtë të syve) të gjumit. Edhe nëse nuk i kujtoni, ëndrrat ndodhin, truri i ruan për pak kohë dhe shpesh i harroni sapo zgjoheni. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në përpunimin e emocioneve, rregullimin e kujtimeve dhe forcimin e shëndetit mendor.

7. Frika dhe dëshira për gjumë: fjalë që ndoshta nuk i dini

A e dini se ekzistojnë fjalë të veçanta për frikën dhe ndjenjat që lidhen me gjumin? Somnifobia është frika nga rënia në gjumë, ndërsa oneirofobia është frika nga ëndrrat. Klinomania është dëshira e pakontrollueshme për të qëndruar në shtrat, dhe disania është vështirësia për t’u ngritur sapo zgjohesh. Gjumi është më i pasur me fjalë se sa mendoni!

Ps: Veçuar nga botimi në përgatitje e sipër : “600 fakte të pabesueshme për trupin tuaj”///

error: