Nga Pirrro NAÇI
Kush do të ishte më i përshtatshëm për të nderuar kujtimin e divës së pavdekshme Maria Callas, sesa artistët lirikë që sot njohin sukses dhe arritje të ngjashme në arenën lirike ndërkombëtare?
E njohur si për aftësitë e saj vokale, ashtu edhe për aktrimin, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, konsiderohet si një nga yjet më të mëdha të operës së kohës sonë dhe është vlerësuar me titullin “Artistja e Vitit” për 2023-n.
Të dielën më 3 dhjetor 2023, pra, nesër, në Athinë në ‘’Tempullin’’ e Muzikës- Megaro Musikis, ajo do të japë në një koncert për të kujtuar 100-vjetor e Maria Callas…
Maria Callas dhe Ermonela Jaho, dy jetë të kohëve të ndryshme, po edhe aq të ngjajshme…Duket se njëra ka lënë stafetën tek tjetra…Kush ka lexuar historinë e Maria Callas, do të gjejë copëza edhe nga e tashmja e ecurisë artistike të Ermonela Jahos… Sa shumë ngjajnë!!! Në jetë, në skenë, në interpretime… Por edhe për diçka tjetër që ndoshta nuk ka shumë ‘’rëndësi’’.
Maria Callas me origjinën e saj të largët nga ana e nënës, nga fshatrat e Epirit, në Vilajetin e Janinës dhe rrënjët nga babai, nga zona e Lakkës së Sulit…na e bëri edhe më të veçantë historinë…
Ëndrra e çdo njeriu që merret me historinë, e çdo historiani, është të zbulojë në një moment të jetës së tij, diku në një sënduk, në një bodrum, në një papafingo, në një arkivë, në disa libra të vjetër, diçka të pluhurosur dhe të harruar që do të hapë një derë të mbyllur, do të ndriçojë historinë…
Fakte që nuk na largojnë por na bashkojnë … Na duhet të identifikojmë ç’ka na bashkon…
Sot në ‘’PODCAST’’ me Maria Callas, i kujtuam të gjitha, u molloisëm…edhe për ato që janë të pathëna deri më sot…///

ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.