SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Info PLUS.Njëjtë si i ati, vajza e politikanit serb homazhe për Jasharin në Prekaz: Të ndalojmë urrejtjen! Ndalohet nga policia serbe

Kohëve të fundit shumë personazhe nga jeta politike në Serbi po solidarizohen me popullin e Kosovës në lidhje me vuajtjet e shkaktuara nga masakara dhe gjenocidi i ushtruar mbi ta nga Serbia disa vite më parë.

Në shenjë reflektimi për sjelljen e përgjakshme të Serbisë ndaj Kosovës deri para pavarësisë së kësaj të fundit, Klara Sanduloviç, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviç të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz. “Të respektojmë që të mos përsëritet më”,- shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e Blerina Jasharit nga vajza e politikanit serb.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”,- shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e Blerina Jasharit nga vajza e politikanit serb.

Pas homazheve, vajza e politikanit serb është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Bashkë vajzën e politikanit serb Sandulloviç, i cili pak javë më parë u arrestua dhe torturua nga shërbimi sekret serb BIA, pasi dhe ai kishte bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, ishte edhe Mihjallo Teajkoviç, nënkryetari i partisë se Sanduloviçi-it, si dhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”,- shkruhej në letër./(shqiptarja)///

error: