SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

INTERVISTA: Saranda, fokusi i 2024-ës, vitit të ndryshimeve.

-ME SHEFEN E  KABINETIT TË BASHKISË, ELIANA SHKURTI, NJË KOMUNIKIM I PARË ME PUBLIKUN PËR KËTË VIT TË RI.

Si dhe sa po ndjehet në Sarandë dhe Ksamil një erë ndryshimesh? Sa dhe si u shndërrua Shëtitorja buzë detit në një arenë aktivitetesh? Media ndërkombëtare në Shqipëri ka konsideruar Sarandën si “ Maldivet shqiptare”, po si po përgatitemi për pritshmëritë e reja në 2024? Ç’do të bëhet për Kinoteatrin “Butrinti”, që në memorien e Qytetit, mbetet një ‘tempull’ i jetës kulturore artistike të sarandiotëve? Ç’bëhet me investimet në proçes në Sarandë dhe Ksamil? -Për të gjtiha këto dhe të tjera, flet pëtr SARANDANEWS.AL, Eliana SHKURTI , Shefe e Kabinetit të Kryetarit të  Bashkisë, Oltion ÇAÇI.-

-Lidhur me çka përjetojnë e shohin qytetarët për muajt e qeverisjes vendore në lëmin e infrasturkturës Shkurti u shpreh: “ Eshte kenaqesi qe “era e ndryshimit” pozitiv eshte ndier jo vetem ne Sarande dhe nga qytetaret e saj, por eshte reflektuar dhe ne faqet e prestigjiozeve si “Forbes’ duke na renditur si destinacionet me te mira jo vetem verore por edhe dimerore, duke rritur vlerat dhe kerkesen per Saranden si destinacion 365 dite.  

E gjithe kjo vjen si rezultat vizionit te Kryetarit te Bashkise  dhe i nje pune te vazhdueshme dhe  impenjative.  Punime intensive po zhvillohen ne terren qe Saranda te vazhdoje te jete destinacioni ne qender te vemendjes dhe per 2024 duke siguruar kushtet optimale dhe ne infrastructure. Nder projektet  qe po realizohen aktualisht mund te permendim  rikualifikimi i rrugeve “Mitat  Hoxha”, “Abedin Dino” dhe “Skenderbeu”, rehabilitimi i Sheshit Europa dhe  parkut Miqesia, rivitalizimi i fasadave ne Sarande dhe Ksamil, ndertimi i Qendres se Mireseardhjes (axhencia e udhëtareve), shëtitorja e Ksamilit etj.

 Nderkohe ne kuader te nderhyrjeve per levizshmerine urbane ne bashkine Sarande pritet qe te filloje edhe rehabilitimi i disa prej kryqezimeve kryesore te qytetit te Sarandes, keto te fundit te ideuar me nje qasje me pozitive ndaj kembesorit dhe turistit, duke ofruar zgjidhje te integruara me te gjitha menyrat e levizjes se qytetarit, duke gershetuar levizjen e mjeteve te motorizuara private dhe transportit publik.”

                    Për pritshmëritë e 2024-ës në Sarandë dhe Ksamil, si destinacione të preferuara turistike Eliana Shkurti u theksoi se   Saranda u shpalos perpara europianeve dhe mbare botes si nje surprize magjike me bukuri te ralla natyrore, me trashegimi te pasur kulturore, me nje kulinari  dhe struktura akomoduese  te niveleve dhe standartave me te larta dhe si e tille e meritoi totalisht  titullin “Top Destination” me nje numer rekord vizitoresh. Per 2024 pritet nje fluks i madh ashtu sikurse tashme eshte bere evidente pasi Saranda ndodhet ne faqet e para te revistave prestigjoze nderkombetare dhe bukuria e saj po ben jehone. Bashkia Sarande  dhe te gjitha strukturat e saj kane filluar  te marrin masat  qe edhe ky sezon te kurorezohet me sukses dhe emri I destinacionit  te lartesohet me tej. Pervec gatishmerise se strukturave, nderhyrjet infrastrukturore te nisura dhe qe vazhdojne intensivisht do te lehtesojne administrimin me sukses te fluksit te larte te turisteve.  Per sa I perket  biznesit  turistik, Bashkia Sarande eshte  ne kontakt te vazhdueshem me gjithe aktoret  per te siguruar mbarevajtje  te plote te sezonit.

Por cila është fryma e bashkëpunimit biznes-Bashki?  Fryma e bashkepunimit dhe mirekuptimit qe ekziston mes “hallkave” kryesore  eshte tashme e dukshme qe prej sezonit 2023 dhe do te vazhdoje te jete e tille duke u stimuluar nga fakti qe vete kryetari I Bashkise eshte nje njeri I suksesshem I fushes se  turizmit  dhe  njohes shume I mire I problematikave dhe  menyres se menaxhimit  te situatave.  -tha SHKURTI.

Që mos të  ngjajë një ‘fjetorje të bukur’ , në një qytet destinacion turistik si Saranda dhe Ksamili, jo vetëm banorët po edhe turistët vendas dhe të huaj kërkojnë edhe larmi të jetës kulturore e artistike. Lidhur me këtë objektiv, ELIANA SHKURTI theksoi se Saranda u shpalos perpara europianeve dhe mbare botes si nje surprize magjike me bukuri te ralla natyrore, me trashegimi te pasur kulturore, me nje kulinari  dhe struktura akomoduese  te niveleve dhe standartave me te larta dhe si e tille e meritoi totalisht  titullin “Top Destination” me nje numer rekord vizitoresh.

Per 2024 pritet nje fluks i madh ashtu sikurse tashme eshte bere evidente pasi Saranda ndodhet ne faqet e para te revistave prestigjoze nderkombetare dhe bukuria e saj po ben jehone.

Bashkia Sarande  dhe te gjitha strukturat e saj kane filluar  te marrin masat  qe edhe ky sezon te kurorezohet me sukses dhe emri I destinacionit  te lartesohet me tej, nënvizoi Shefja e Kabinetit të Bashkisë. Pervec gatishmerise se strukturave, nderhyrjet infrastrukturore te nisura dhe qe vazhdojne intensivisht do te lehtesojne administrimin me sukses te fluksit te larte te turisteve.  Per sa I perket  biznesit  turistik, Bashkia Sarande eshte  ne kontakt te vazhdueshem me gjithe aktoret  per te siguruar mbarevajtje  te plote te sezonit. Fryma e bashkepunimit dhe mirekuptimit qe ekziston mes “hallkave” kryesore  eshte tashme e dukshme qe prej sezonit 2023 dhe do te vazhdoje te jete e tille duke u stimuluar nga fakti qe vete Kryetari I bashkise eshte nje njeri I suksesshem I fushes se  turizmit  dhe  njohes shume I mire I problematikave dhe  menyres se menaxhimit  te situatave.    

Po sa dhe si përfshihen artistët sarandiotë në këto aktivitete? Shkurti  vuri në dukje se “Saranda ka artistë të mirenjohur, te cilet  dhe I falenderojme per gatishmerine e tyre per t’u bere pjese e aktiviteteve, dhe ka qene dhe do jete priorotet angazhimi dhe  promovimi I tyre si pjese e pandarë e qytetit por e gjithe kjo, e kombinuar dhe me artistë te tjere te ardhur per t’i dhene kenaqesine publikut në Sarande.

Dua të sjell një detaj nga atmosfera e festive e fundvitit.Nje e vecante e “Fshatit te Krishtlindjeve” ishte dhe kendi dedikuar femijeve, ku kalonin  ore te kendshme dhe argetuese dhe nderthurja e ketij e kendi me koncerte per femije, lojra, teater per femije dhe performanca me animator te organizuara nga Bashkia Sarandë.,-u shpreh Shkurti.

 Kur flitet për zhvillim kulturore në Sarandë, nuk mund të shmangim edhe një çështje: Ç’do të bëhet me Kinoteatrint “Butrinti”?

“Rikonstruktimi I kinoteatrit “Butrinti” eshte prioritet  I Bashkise Sarande.  Eshte kërkuar asistenca e Qeverise  qendrore për  të restauruar  dhe revitalizuar me standarte  bashkëkohore këtë kinoteaëer dhe jemi duke ndjekur gjithe procedurat qe te fillojme se shpejti  punen per kete investim kaq te rendesishem per jeten kulturore  te  qytetit. “-tha Shkurti. Ndërsa lidhur me nevojën e një Kinemaje Verore në Sarandë ajo përmendi se “ Çdo projekt qe eshte  vlere e shtuar  per qytetin, do te shihet me prioritet nga Bashkia Sarandë.”

Lidhur me fokuset konkrete të punëve në terren për investimet gjatë këtij fillimviti, Shefja e Kabinetit u shpreh se “Nje nder investimet me te rendesishme qe tashme ka filluar eshte ndertimi i “Qendrës se Mirëseardhjes”, zhvillim i cili shihet si pjese e zgjidhjes se levizshmerise urbane te integruar me transportin publik dhe vendeve te parkimit publik, por edhe Sherbimeve publike te cilat parashikohen të shoqërojne këtë ndërtim.

Gjithashtu, sikurse e keni vene re ne Ksamil kemi te bejme me nderhyrje (edhe pse ne dukje te thjeshta) te cilat vendosin fokusin në permiresimin e infrastrukturës rrugore në fakt kane ndikim të drejtperdrejt në mirëqënien social-ekonomike të komunitetit aty dhe rrjedhimisht në cilësisë e jetes që kjo Bashki ofron për komunitetin dhe vizitoret e shumte. Pertej nderhyrjes ne akset e rrjeteve rrugore ne Ksamil se shpejti nisin punimet per 2 siperfaqe te konsiderueshme per parkim publik (te pozicionuar ne skajet e vendbanimit) me nje kapacitet me te madh se 300 vendparkime. Keto territore nuk do te jene thjesht siperfaqe te hapura publike, por do kthehen ne pika gravitacionale te jetes komunitare, duke i mbeshtetur me sherbimet te tjera publike si pozicionim i tregetareve dhe shperndarja e flukseve nepermjet trasnportit publik ne te gjithe plazhet dhe lagjet.

Eliana Shkurti theksoi gjithashtu ne Intervistën për SARANDANEWS.AL se “ Nje projekt tjeter ambicioz eshte ndertimi dhe nderhyrja per rehabilitimit e rrugeve “Bilal Xhaferi” dhe “Hasan Tahsini” ne Ksamil, duke mundësuar kembësorizimin e metejshem të këtij aksit i cili është evidentuar dhe si thurrja që bashkon detin me liqenin. Besojme fort se ky aks do të bejë fuqizimin e mëtejshem të bizeneseve në katin përdhe duke i dhene gjalleri edhe brendësise së Ksamilit dhe jo vetëm vijës së pare anës detit, e cila ka vëmendjen e kurdohershme nga biznesi dhe turisti.

Pas falenderimit për gatishmerine si shefe e Kabinetit për këtë bashkëbisedim me publikun, Eliana Shkurti , nënvizoi gjithashtu një “Falënderim për mundësimin e komunikimi të parë me publikun përmes faqes SARANDANEWS.AL që është një dritare komunikimi brenda dhe pertej Sarandës, edhe ne diasporën e Sarandës/ (BISEDOI: Shkëlqim HAJNO) /SARANDANEWS.AL///

error: