SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ish-kryeministri britanik Tony Blair viziton Himarën

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ndodhet në qytetin bregdetar të Himarës.

Sipas një videoje të publikuar nga mediet shqiptare, Blair shihet teksa zbret nga një helikopter që është ulur në stadiumin e Himarës.

Kjo është hera e tretë që Blair viziton Shqipërinë, ndërsa ende nuk dihen motivet e vizitës së këtij viti.

Ish-kryeministri britanik ka vizituar Shqipërinë në vitin 2016 dhe 2021, pasi ka zgjedhur të kalojë pushimet në vendin tonë.///

error: