SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ish prokurori i Sarandës Adriatik Cama plagoset me armë zjarri.

-Ish prokurori i Sarandës Adriatik Cama u plagos sot ne mesdite me armë zjarr ne Tiranë. Sipas burimeve mediatike, ai eshte ndodhur ne tavolinen e nje bari  .se bashku me nje person-objektiv i ekzekutimit me arme zjarri.  

Autori i krimit Mexhit Picari pasi ka vrarë në mes të lokalit, bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj, u prangos disa çaste me vone nga policia. Kjo u be e ditur gjate nje komunikimi ne media te drejtorit te Policise per Tiranen, Rebani Jaupi.

I plagosuri ne vendin e ngjarjes, Adriatik Cama, ishte dhe avokati i viktimës Saliaj. Cama ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Ai ka qene ish prokuror ne Sarande dhe me pas, ish-Prokurori i Tiranës, i shkarkuar nga Vettingu,. Cama ka qenë pjesë e disa dosjeve ‘të dështuara’, si ajo e 21 janarit dhe i disa çështjeve të tjera hetimore.

Cama, e nisi karrierën e tij në Tepelenë ku mbante postin zv-drejtues Prokurorie. Me pas u transferuar në Has. Sot, Cama është me profesion avokat,Adriatik Cama eshte avokat mbrojtes edhe i policit Nevaldo Hajdaraj,i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Cama, aktualisht në spital, eshte jashtë rrezikut për jetën, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale/Foto: Shqiptarja .com/ .///

error: