Aurela Perhati, 25-vjeçarja që vrau Massimo Garittan, burrin që donte ta përdhunonte, në ditën e Vitit të Ri 2019, u lirua pasi u konstatua se aktin e rëndë e ndërmorri për vetëmbrojtje.
Vrasja ndodhi në Ovada, në provincën e Alessandria. Trupi i 53-vjeçarit u gjet i pajetë në një fushë. Në gjyq, Aurela Perhati u shpall fajtore për vrasjen e viktimën. Sipas akuzës, me dashje, siç tregohet edhe nga gjurmët e lëna.
Akuza kërkoi që 25-vjeçarja të dënohet me 8 vjet burg. Sipas gjyqtarëve, nga ana tjetër, ishte vetëmbrojtje dhe jo vrasje me vullnet. Pikërisht për këtë arsye, u urdhërua lirimi i menjëhershëm.
25-vjeçarja, me origjinë shqiptare, u ndalua në 4 janar nga karabinierët të cilëve ajo menjëherë iu rrëfeu atë që ndodhi. Gruaja e re donte të shpëtonte vetëm nga përpjekja e tij për ta përdhunuar.
Policia pasi gjeti trupin e pajetë të viktimës ngriti dyshime për vrasje pas gjurmëve të lëna nga Perhati në xhupin e viktimës. Sipas Aurela Perhatit, víktima është përpjekur ta përdhunojë duke e detyruar të zbresë nga automjeti në një zonë të izoluar.
Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar. “Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit