SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Italia njeh patentat shqiptare /Rama: Tani përpara për pensionet

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka zyrtarizon nesër në Romë marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve të shqiptarëve në Itali.

Lajmi i u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili falënderon ministrin e jashtëm të Italisë Luigi Di Maio për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje.

“Më në fund! Faleminderit Luigi Di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur këtë marrëveshje. Tani përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane tashmë prej shumë vitesh”, – thekson Rama.

Gjatë vizitës në Itali në 5 mars në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Kryeministri Rama i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.///

error: